>
LETERSISHQIP

Kjo Shtëpi Hesht

Që kur prindërit u larguan nga kjo jetë
Mbeti mbyllur ajo shtëpi
Dhe ikët të gjithë në kurbet
Ketu, gjithcka në heshtje rri.

I kisha për zemër fqinjët e mi
Shkonim mirë me fqinjët tanë
Përjetë më kanë mbetur në sy
Lotët që nga dhembja më ranë.

Prita shumë unë këtë verë
Prita shumë, por më kot
Miqtë e mi dot s'më erdhën
Nga mërgimi s'me erdhën dot.

Kjo shtëpi e braktisur, pa jetë
Shtëpi e ngritur me merak
Këtu asnjë me gojë s'të flet
Se ka njerezit diku larg.