Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Për Gjyshërit


Ç'më Thoshte Gjyshi…

Janë shtuar shumë milionerët
Kanë grumbulluar shumë para
Por më shumë janë shtuar të mjerët
Shpirtvrarët si ata.

S'e kam me ata që u pasuruan me djersën e ballit
Por këta të krimit, majmur me paret tona
Këta që i shfrytëzojnë njerëzit në pikën e hallit
Me këta që kanë vënë miliona.

Ju, o të pangopur në këtë jetë
Që mbetet në shpirt me të ligjtë
Një fjale te ju ka mbetur
"Ejani të shihemi në gjyq!".

Gjithmonë, më thoshte gjyshi dikur:
-Këtyre, more bir, mos u beso asnjëherë
Këta s'kanë për të ndryshuar kurrë
Do të mbeten në shpirt të mjerë.

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 2