A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Pleqëria

Lum për shtëpi ,e për konak,
ish me fatë kush kish një plakë.
Ta ndriente faqen kudo shkonte,
se çdo kush, e nderonte.

Çdo gjë vete, per lakmi,
kur ke plakun në shtepi,
fjalë e tijë me vlerë,si ari,
trashegim ,e ka nga i pari!

Derë e tij gjithmonë e hapur,
për të prit,burra të matur.
Fjalë e tij sa i gurë, e rendë
s'matej vlera , me argjend !

Derë e jote, derë e konakut,
kur ke plakun, pranë oxhakut.
Me butësi, plotë dinjitet,
radhë e radhë, shumë miqë ai pret.
.
Vallë ç'po ndodhë, në kohë te sotit?
Ku po i lëmë vlerat, prej motit ?
Tash s'duam, nënë, e as baba !
lere më motër e vëlla !

Eshtë për "turpë, te të vij keqë"
që askush, nuk do më pleqë.
Sot o kurrë më për me kuptuar
se pleqtë, duhen respektuar !

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  369





teksteshqip.com © 2007 - 2017