A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Dy Burra

Pa degjo si u zunë "dy burra".
gati u vranë, njëri me tjetrin,
shqelm e grushta turra turra,
desh u shqyen në mes veti.

Hallë i madh sa nuk ka më,
duan me u mbyt,e me u vra,
Plotë një lagje në këmbë u qu,
nuk delë kush me i qetësu !

Si pa prit ,dola atë ditë,
dhe i pyeta pse o shokë ?
Përse po i nxeni gjakrat,
për "qenush e për maçok"?

Turpë i madh more burra
që jeni bërë si katrahura.
Po për një maçok a një qenush,
s'kapet burri me thojnë për gush !

Po çka ndodh me ty o njeri ?
Uji i ftohtë, t'behet raki !
Për hiqë gjë e ngatërron vehten,
burri, burrit me i marrë jetën !

Ndalni burra me u mendu,
mbani turpë, nga fëmijët e tu,
turpë të keni n'fisë e n'farë,
madje thoni, jem shqiptarë.

E more miqë ju gjetë e mira,
Se "kësi fati, ka rrallëkush"
me u ngatrru për prapësira,
për maçok,e për qenush.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  379





teksteshqip.com © 2007 - 2017