A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Atdheun

Mos Më Thoni Se Ka Vdekë

Mos më thoni se ka vdekë
nuk ka plumbë që atë e vret.
Mos më thoni se nuk vjen më
e pres tek dera si gjithnjë.

O i bukuri babit, trimi im
vjen ball lart e sjell shpëtim,
bashk me shokët luftëtar
si gjithmonë do vij krenar.

Mos më thoni, ai u vra
që biri i babit nuk është më.
Babi e pret tek pragu i derës
të më vij si flladi i verës.

Mos më thoni kam ngelur vetë
pushka e tij më nuk do të shkrep!
Që nuk gjëmojnë bjeshkët e larta
nga fjalët e tij me vler e të arta.

Ai do vij si rrezja e diellit,
që shkelqen për mbi malësi.
Fshini lotin e mos qani,
se është turp të mbani zi...

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  644





teksteshqip.com © 2007 - 2017