A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Atdheun

Kam Një Brengë

Brengë e madhe n'shpirt me rrin
të vajtojë për popullin tim.
Më mir të qaj, e të bërtas,
me zë të lartë shumë të thërras..

Erdhen krajlë, e pashallarë
por, s'të mposhtën, për së gjallë.
Ballin lartë e shumë krenar
gjithmonë dole fitimtar.

Sot kanë ardhur shumë të rinjë
që i thonë vetit, "brezi i ri".
Nuk duan t'ja dinë, për vlera t'arta
mendjën e kanë vetëm tek balta.

Eh "politikë, e mbrapsh si shtrigë
tinzare e vjetër, dinake e lig.
Ti që je katandisë, zi e më zi,
e për fatin e saj sot ngrit dolli!

Duart fërkoni, bëni pazare
duke e shitur, ate nenëmadhe.
Veq kur pini naj gotë raki,
ja qani hallin, "me hipokrizi".

Qani nëna shqiptare, qani
vajtoni për të, edhe zi mbani.
Shkelqimi i tij, sa po venitët,
e një nga nji ato po vritën!.

Njerëz pa besë, e pa mëshirë
që dehen "me gjakun e bijve ilirë!
Ejani "vajtoni për popullin e mjerë",
që ngeli pa emër, e po ngel pa nderë.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  340





teksteshqip.com © 2007 - 2017