A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Tradhëtaret

Dikur mallkoheshe si tradhëtar
për së vdekuri e për së gjallë.
E sot nuk është më si më parë,
dekorohesh e ngritesh në pidestal.

Rrugët dhe sheshet kanë lapidar
në shenjë mirënjohje për këta kusarë.
Politika ju bën çdo ditë dekorata
edhe pse tradhëtar ishin për dekada!

Më parë bijtë e fashizmit e komunizmit
sot, drejtuesit e shtetit e pluralizmit.
Jetojnë të dhjamosur si pasha e aga
se i paguan shteti me tonat para.

Paguhen për bëmat që ata bën
vranë djemt më të mirë kudo në vend.
Vetëm te ne bën kështu vaki,
vrasësi dhe viktima heronj që të dy.

Kjo është politika qerrata,
që i shesin vlerat për pak para.
Të zezës i thonë, është e bardhë
edhe tradhëtarëve i ngrisin lapidar!

- poezi nga Shefik Arifi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  365





teksteshqip.com © 2007 - 2018