A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Mërgimin

Mërgimtarët

Jemi shpërndar nga çdo anë
si zogjtë e korbave nëpër botë.
A s'të vjen turp o vendi im,
që as një herë s'na mblodhe dot ?

Dikur ke qenë një zonjë e rallë
e sot ke ngelur rrenjedal.
Ishe si klloçka me zogjtë rrothull,
tani të shpërndarë pa vend e vatër!

Kemi lënë nënat me duar në gji
luten kthehuni o fëmijët e mi.
Kthehuni në vendin ku keni lind
ejani gjallëroni ju prap shtëpitë.

Eh sa më ka mar malli për lokën
e të kthehem në timen vatër.
Edhe bukë e kripë në vendin tim,
është më e ëmbël se mjalti në mërgim.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  395





teksteshqip.com © 2007 - 2017