A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

O Moj Shqipëri

Sa herë vijn Gjon turqit e rinj
na premtojnë të mira pa kufi.
Thonë do luftojnë padrejtësitë
e popullit t'ja kthejnë prap lirinë.

Në vend të drejtësisë kemi marrëzira
vendi po kalon kohë të vështira.
Nuk u ngopën vidh njëri e vidh tjetri
për ty o popull asgjë nuk mbeti.

O moj e mjera Shqipëri
për shekuj të vodhën me babëzi.
Të vodhën thesare plot me ar
e sot trajtohen si heronj kombëtar.

Gjithë këto kodra, e këto male
më parë ishin plot me minerale.
Dikur i gëzoje ti o popull ,
e sot u vodhën nga këta korbër.

Po deti ytë i kaltër si qielli,
për bukuri çdo kush do e zgjedhi.
Veq ti sot fare nga ai nuk përfiton,
çdo cep të tij, politika e zotëron.

U shiten male, fusha dhe det
vetëm që të ishin pak në pushtet.
Askujt nuk i vjen më keq për ty,
sikur të ishe, nënë pa fëmijë.

Sot ju pyet populli mor kusar,
gjithë këto pasuri ku i keni marr?
Se veç me djersë ju nuk i keni,
por ja vodhët të gjitha këtij vendi.

Prandaj me zemër urojnë
shqiptarët
mallkimi i martë të gjithë kusarët.
I martë më vete e i hedhtë në det,
u çliroftë ky popull sot e përjetë!

- poem written by Shefik Arifi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  318





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018