>
LETERSISHQIP

Me Poezinë, I Dashuruar

Gjithmonë e kam dashur letërsinë,
Dhe gjuhën që fliste vetë Naimi.
Por nga të gjitha e desha poezinë,
Me të më është shtuar gëzimi.

Atë e kam gdhendur në gur,
Që t'ia shtoj vlerat sa më shumë.
Ta tund siç tundet një flamur,
Dhe vargjet të rrjedhin si lumë.

Vlera që i ruaj si thesare në altar,
Që t'i shpalos sa herë shpirti këlthet.
Poezia do mbetet diçka e rrallë,
Pranë saj dhe unë ndihem i qetë.