A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Dashurie

Bashkë Gjithmonë

Trembëdhjetë vjet më parë
shkuam bashkë në altar.
I dhamë fjalën edhe besën,
bashkë do jemi gjer të vdesim.

Në ditë të mira e të këqija,
ashtu si ka kërkuar Perëndia.
Ti më bëre t'kuptoj ç'është dashuria
je buzëqeshja e ditëve të mia.

Ja erdhi pranvera përsëri,
bashkë do shetisim si gjithnjë.
Ecim nëpër rrugët ku kemi kujtime
atje pranë bregdetit, e dashura ime.

Edhe pse vitet kalojnë shpejt
ti mbetesh për mua e shtrenjtë.
Je si dielli që nuk perëndon,
çdo ditë jetën ma zbukuron.

Erdhi edhe një përvjetor përsëri,
e m'i zgjoi kujtimet e bukura për ty.
Le të endemi bashkë ne të dy,
e dashuria jonë të jetojë pa kufi.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  410





teksteshqip.com © 2007 - 2017