>
LETERSISHQIP

Yjet Na Kishin Zili

Dje, e dashur, unë ty të prita
Të prita vërtet shumë gjatë
Ne qytet s'ka sonte drita
E të ftohtit na ftohe këtë natë.

Në darkë, prap të kërkova kudo
Të kërkova sa munda
U lodha shumë, domosdo
Dhe shpresat nuk i humba.

Kur papritur si një dritë ylli
Nga cepi i rrugës ti dole
Me zërin e ëmbël si zog pylli
Ëmbël shumë, mua më fole.

Në krah të njeri-tjetrit të dy
Bashkë e ndezëm këtë natë
Edhe yjet na shikonin me zili
Edhe Hënës, vetja i dukej plakë.