A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Po Çuditem

Po çuditem vetë me vete,
kur shikoj shumë marifete.
Se ç'ka ka ky brez i ri,
është vështir dikush ta dijë.

Bëjnë hopa akoma pa kërcy,
duan të prekin ç'ka shohin me sy.
Ëndërrojnë me sy hapur,
jetën e bukur për ta kapur.

Veç për punë askush s'do t'ja di,
edhe kafen asnjë në shtëpi se pi.
Gjithë ditën rrinë duke komentuar,
se kush çka në fejsbuk ka shkruar.

Por kur nuk punon mor njeri
mos prit nga qielli diçka të vijë.
Se edhe ne njëherë e dikur,
i punonim tokat gur më gur.

Vërtet s'kishim ne internet,
por fjalët i thoshim me lezet.
Flisnim hapur dhe në sy,
jo me lajka e me dredhi.

Kish lezet dhe muhabeti,
kur mblidheshim te njëri-tjetri.
Nuk kish s'mirë as xhelozi,
sot vëllai, vëllanë se sheh me sy.

Po ndonjë libër të maresh në dorë
nuk të bën keq mor i gjorë.
Se edhe në shtrat kur na qonin
përralla nga librat, ne na lexonin.

Nuk them se ne ishim superior,
por s'përtonim të shkonim në shkollë.
Për të mësuar sot pak kujt ja kona,
por të gjithë duan tituj e diploma.

Po çuditem me sytë e mi,
çfarë po shoh te ky brez i ri.
Edhe kur dështojnë janë plot krenari,
shëndet ti thuash, për plaç ta di.

Jo se jam unë me të vjetrën,
as nuk kërkoj të kthehemi mbrapa.
Por them çdo gjë me mas o të rinj,
se edhe mjalti të bën dëm me tepri.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  255





teksteshqip.com © 2007 - 2017