>
LETERSISHQIP

Porsi Dallëndyshet

Shpesh kam shkruar për fshatin
Si braktiset duke ikur në mërgim
Vetëm dy muaj bukurite zgjasin
Atëherë mbushet shpirti im.

Dy muaj, gjithmonë në verë
Gjëra të bukura përjetohen
Se pastaj tjetër herë
Dy tre vetë nuk bashkohen.

Ne verë shtohen dasma e gëzime
Dhe fshati zgjohet në dritë
Atëhere ka kuptim edhe jeta ime
Se e vërej tek më qeshin sytë.

Me rinohen forcat, edhe sytë me ndrijnë
Dhe kudo shoh lule, lule që shpërthejnë
Porsi dallendyshet, mergimtarët vijnë
Dhe folenë që kishin, e kërkojnë ta gjejnë.