A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Dallgët E Detit

Ulur tek kalaja pran bregdetit
E po vëzhgoja valet e detit
Valet tundeshin qetas në sinkron
Melodia kudo qetësi rrezaton.

Pa pritur heshtja mori fund
Doli një erë e deti u shkund
Sa shumë dallgët u zemruan
Gjithë llumin në bregë e lëshuan.

Kur u nxehen gjakrat shumë
Deti nxirrte vetëm shkumë
Thash tani do bëhet hataja
Filloj nga themelet të dridhet kalaja.

Dallgët vazhdonin ashtu trazuar
Dhe përplaseshin me erën e zemruar
Deri sa ndodhi vet mrekullia
U shfaq dielli e dallgët i pushoi qetësia.

- poem written by Shefik Arifi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  319





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018