>
LETERSISHQIP

Dallgëve Mos Iu Dorezo Kurrë!

Më thoshte gjyshja shpesh,
Këto, bir, janë hallet e të gjallit.
Herë të vogla e herë të mëdha,
Por na shtojnë rudhat e ballit.

Nuk je ti as i pari e as i fundit,
Ka kështu si ti edhe të tjerë plot.
Mos u shqetëso nga shenjat e mundit,
S'i ndryshojmë dot.

Por jeta nuk ka veç halle, mor bir,
Ka edhe momente me qetësi.
Nëse e menaxhon atë mirë,
Do t'ia dalësh edhe ditëve me stuhi.

As mua jeta nuk më shkoi vaj,
Nuk e kisha më lehtë se të tjerët.
Dallgët më hodhën nga skaji në skaj,
Por kurrë s'u bëra si të pavlerët.

Puno fort, bir, dhe me nder!
Tregohu që tani je bërë burrë.
Kështu edhe jeta ka më shumë vlerë,
Veç dallgëve mos iu dorëzo kurrë!