>
LETERSISHQIP

Si Një Pranverë

Malli për ty më ka marrë shumë
Të qëndroj porsi qerpik
Qeshja e buzëve të rrjedhë si lumë
Sikur më thonë :"Më, mos ik!"

Ti për mua mbetesh dashuria e parë
Që çel porsi trendafil
Ti më ngroh edhe me fjalë
Dhe ndrit tek unë porsi një yll.

Ti vjen tek unë si një pranverë
Dhe s'do të ikësh që këtu
Tek unë veten e ke ndjerë
Dhe unë te ti, gjithashtu.