>
LETERSISHQIP

Bijë, Nuse Nuk Të Pashë

Bijë, nuse nuk të pashë
Të veshur me fustan të bardhë
Të ecnim drejt altarit-thashë
Bekimin ta jepja, të të puthja në ballë.
Më fal bijë, më fal shumë!
Që nuk m`u realizua kjo ëndërr
Do dilja në valle, si varka mbi lumë
Ditën që do të bëhesha me dhëndërr.
Nuse, bijë, nuk të pashë
Të zbukuruar si një lule e brishtë
Atë ditë nuk do të jemi bashkë
Në zemrën time përjetësisht.