A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

I Mençuri

Ecë ngadalë dhe me respekt
E dëgjon me dëshir kur fletë.
Nga do shkon e nga do vete
Hije rënd e zotëri mbete.

I hedhin shpesh fjalë me kunja
Duan vlerat posht t'ja ulin
Por jeta e kish sprovuar shumë
Gjërat e tilla se linin pa gjumë.

Fliste pak por me vlerë si ari
Fjalët e tij si digjte as zjarri.
Ka durim e nuk rrëmbehet kurrë
Mençuria është më e rënd se gurë.

As nuk i nxjerrë njeri në pazar
Janë me vlerë e gje e radhë.
Ruhet të çmuara si thesare
Shkruhen edhe në abetare.

Kur hynë nëpër oda a lokale
Gjithmonë është me dinjitet
Se mashtrojnë fjalët me lajka
E as rakia, e as kafja e shkret.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  213





teksteshqip.com © 2007 - 2017