Tema: Poezi Për Nënën
Amaneti I Nënës
Bir i mamit, more bir!
Sot po nisesh për udhëtim.
Si shumë hapin e ke shtrirë,
Uroj të mos jetë rrugë pa kthim!
Aq larg, bir, ku po shkon?
Jeta është si luftë, e di?
Për bukën e gojës fort punon,
Uroj të mos ngelesh pa shtëpi!
Puno fort,bir, e me nder,
Të mirën mos e përbuz kurrë!
Paraja vetëm me djersë ka vlerë,
Mirësinë mos e qëllo me gurë.
Mbase bëhet edhe këtu më mirë,
Se largimi yt sa shumë më vret.
Dora ime do rrijë shtrirë,
Zemra ime po të pret.
- Poezi nga Shefik Arifi
- U dërgua nga Shefik -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 7