A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Trishtim

Kohë E Keqe Për Pleqërin

Po shikoja me shumë kureshtje
Në një tavolin mbledhur ca familjar.
Plaku rrinte gjithmonë në heshtje,
Të tjerët flisnin si të përçarë.

I trishtuar po i thosha mikut tim
E gjithë kjo or mik, ka një kuptim,
Të gjithë qeshin me qesëndi
Vetëm plaku bën sikur nuk di.

Jo se s'dinte plaku i shkretë
Por askush fjalën atij s'ja jep.
Është për të ardhur vërtet keq
Që sot shumë pak i duan pleqtë.

Plaku ka nevojë për pak vëmendje
Secili prej nesh do të vij në atë gjendje
Pse duhet e keqja sot me na mbyt,
Para vuatjeve të tyre me i mbyll sytë.

U ndala dhe po e shikoja në sy
Thjesht ndjeja keqardhje ndaj tij.
Plaku i mençur e kuptoi,
Mori thellë frymë dhe rënkoi.

Po i flisja prapë mikut tim
Ai ma mori fjalën me nxitim,
Ka ardh kohë e keqe për pleqëri
A thua plaken ndonjëherë keta të rinj !!

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  140





teksteshqip.com © 2007 - 2017