A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Dashurie

Më Gënjeve

Dashuria për ty ishte kryefjalë
Ajo gjithmonë do më tërheqë zvarrë.
Por doli se ishte shumë e brishtë,
Nga pas më ngeli një jetë e trishtë.

Sa më merr malli për ty o gjan
Nuk kalon ditë që zemra nuk qan.
Dashuria për ty nuk njihte kufi,
Ti atë e vrave me pashpirtësi.

Lumturohesha kur të kisha pranë
Për ty lotët rrëke shpesh më ranë.
Dashuria jote ishte gënjeshtare
Më more nektarin dhe ike për fare.

- Shefik Arifi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  70





teksteshqip.com © 2007 - 2018