A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Bylbyl Ma Thuaj

Seç e ndala bylbylin
Që fluturon gjithë ditën,
A ja din dot fillin,
Pse kaq gjatë ne pritëm ?

E di që s'më gënjen
Përgjigjen ma thuaj,
Ma thuaj ti si refren,
Që dhe unë ta shkruaj.

Më trego për atë fjalë
Pse nuk e dallojmë të keqin,
Jemi bërë si të përdalë,
Vetëm prishim e nuk ndreqim.

Të keqën e bëjmë shpejt
E të mirën shumë ngadalë,
Duam të ecim drejt,
Por fundi është fatal.

Unë nuk vajtoj dot si ti
Or bylbyl këngëtari,
Por ti shko mbi çdo shtëpi,
E thuaj ku na vret samari.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  253





teksteshqip.com © 2007 - 2017