A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Pse Qanë

Pse qan e dashur a s'ma thua
Sytë e t'u pse janë duke lotuar?
Ti ke qenë gjithmonë një yll për mua,
Veç teje unë tjetër kurrë nuk dua.

Fshiji lotët që buzëqeshja të kthehet
Se ajo të jep më shumë vlerë,
Lere dashurinë në zemrat tona të prehet,
Që ti të jesh e lumtur si ka herë.

Dua ti shikoj lotët e thara
E zemrën me dashuri ta mbush,
Ashtu si në fillimet e ditëve të para,
Kur dashuria ty, ti s'kuqte faqet si prush.

- poem written by Shefik Arifi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  192





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018