A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Kur Burri Rënkon

Na thoshin përpara gjithmonë
Veç atëherë kur nuk sheh dritë,
Ndryshe burri nuk rënkon,
As kur e keqja i ka zënë prit.

Burri shumë gjëra ka pritur
Ai veç atëherë vërtet rënkon,
Kur nga hallet është duke u mbytur,
Dhe e keqja në fyt e shtrëngon.

Veç atëherë kur asgjë s'mbetet
Apo është shumë i uritur,
Por edhe shpresa për fare i tretet,
Dhe hallet si mal i janë ngritur.

- poem written by Shefik Arifi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  129





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018