A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Gënjeshtra

Kur ajo e mer dhenë
Dhe përhapet kudo,
Shpesh disa bëjnë benë,
Si për të thënë pusho.

Se me benë i japin peshë
Duan lëpijet ti shesinë si presh.
Por gënjeshtrat janë sikur leqe,
Në mesditë, errësirë e keqe.

Kur njeriu flet me hilera
Dhe tregon gënjeshtra të tjera,
E vërteta ate e vërbonë,
Prap gënjeshtra ai riciklon.

Gënjeshtra është sëmundje e keqe
Ajo kudo për njeriun ngre leqe.
Pa përhapur duhet djegur me zjarr,
Ndryshe ajo dheun do ta marrë.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  140





teksteshqip.com © 2007 - 2017