A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shkollën

Libri Miku Im

Libri ka qenë një shokë i mirë,
Dhe s'më ka lenë asnjëherë vetë,
Më është bërë si drita në errësirë,
Ate do ta dua sa të kam jetë.

Çdo ditë e shfletojë fletë fletë,
Më bëhet ilaq për dhimbjet e kokës,
Pasi e lexojë dhe gjumin e bëj qetë,
Ka qenë udhërrëfyes në çdo cep të tokës.

Sa më kaplon mua zemrimi,
Kur shikojë si të kanë vrarë,
Më rrjedhin lotët nga trishtimi,
Që ty të tërheqin rrugëve zvarrë.

Në ty shikojnë vetem një letër,
Por ti duro dhe pak e mos rënko,
Ata po të japin një vlerë tjetër,
Sepse injoranca po përhapet kudo.

Sa herë që ty në duar të pata,
Shkronjat në zemër më kanë mbetur,
Ishe zjarrë, e mprehtë sikur shpata,
Dashuria për ty s'ka për t'mu tretur.

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  165





teksteshqip.com © 2007 - 2017