A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Dashurie

Me Varkë Dashurie

Me varkën e dashurisë do të të sjell reshje,
ato të ndezin flakë e nuk të mbysin.
Të dy siç jemi të zhytemi në buzëqeshje,
e ato të na sjellin atje ku ishim.

Erë do bëhem e mes zogjve do të futem,
dhe hëna me bisht të syrit të na shoh.
Me lulet e Prillit, nën vetull do strukem,
atje të qëndrojmë e të çelim në çdo kohë.

Nga libri Nektarët e një Mërgimtari

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  42





teksteshqip.com © 2007 - 2017