>
LETERSISHQIP

Dashuria Nuk Ka Moshë

Nga lindja e gjer sa të rrojmë,
Dashurojmë herë pak e herë shumë.
Atë, si libër kujtimesh e shfletojmë,
Nektari i saj derdhet si lumë.

Ajo nuk ka moshë, as ngjyrë,
S’ka moshë, por ka vlerë.
Në zemër s’quhet e mbirë,
Kur s’është dashuri përherë.