>
LETERSISHQIP

U Thashë Valëve: Lamtumirë!

Po ecje me hap të shpejtë,
Era flokët t'i trazoi.
Tek sa trupin mbaje drejt,
Zemra rrahjet prap m'i shtoi.

Mbeta në minura, mbeta,
Në breg të detit i shtrirë.
Kur me sy të gjeta,
U thashë valëve : - Lamtumirë!