>
LETERSISHQIP

T'ju Fal Dashuri

Sa hyra shpejt në dhomë,
Harrova gjithë brenga e halle.
Nga prindërit u mbusha aromë,
Plot me dashuri të madhe.

Dhe s'mbetën kurrë të qetë,
Pa merakun e tyre për mua.
Dashuria për birin fliste vetë,
Dashuria që s'u shua.

Tani që jam bërë prind dhe vetë,
E kuptoj se sa kanë bërë për mua.
Nuk ua shpërblej dot në ketë jetë,
Veç nga zemra ju them: - Ju dua!

Sot provoni ndjenjat e vetmisë,
Larg syve të mi.
S'ju qëndroj pranë në vitet e pleqërisë,
Që t'ju fal dashuri.