>
LETERSISHQIP

Krojet E Dashurisë

Të kam thënë, e dashura ime,
Dhe sot ta them më mirë.
Nëpër kroje, nëpër kroje dashurie,
Nuk lëviz asnjë grimë.

Asnjëherë s’të kam kërkuar dalje,
Të dilja prap prej shpirti tënd.
S'e mendoja puthjen që më falje,
Puthja dashurinë nuk e tremb.

Të kam thënë e dashura ime,
Edhe sot ta them më mirë.
Nga krojet e dashurisë nuk iki,
Nuk do iki asnjë grimë.