>
LETERSISHQIP

Në Qiellin E Dashurisë

Të preva rrugën, të ndala në udhë,
Dhe të mbajta, të mbajta prej krahu.
Kur filluam që të putheshim në buzë,
Zemra dhe më fort më rrahu.

Të kam dashur, të kam dashur marrëzisht,
Po ti nuk kishe se si ta dije.
Veç e di se të dua sërish,
Siç duan lulet maj dhe prill.

Sytë i mbylla në jastëkun e ëndrrave,
Kështu më ndodh i mua atëherë.
Ne të dy në qiejt e zemrave,
Si mjegull, e hoqëm ndrojën menjëherë.

Të kam dashur, të kam dashur marrëzisht,
Po ti nuk kishe se si ta dije.
Veç e di se të dua sërish,
Siç duan lulet maj dhe prill.