>
LETERSISHQIP

Ngjyrat E Vendlindjës

Për pigmente s'kam nevojë,
T'i marr me vete në xhep.
Fshati im dhe të ndryshojë,
E ruan ngjyrën e vet.

Se vendlindja s'është erë,
Po është si shpërthim i prillit.
Te vendlindja kemi ndjerë,
Gjithnjë ngjyrën e fillimit.

Pigmentet, s'kanë ç'na duhen,
Për t 'i dhënë fshatit ngjyrë.
Ngjyrat e vëndlindjes ruhen,
Si tek deti dhe më mirë!

Se vendlindja s'është erë,
Po është si shpërthim i prillit.
Tek vendlindja kemi ndjerë,
Gjithnjë ngjyrën e fillimit.