>
LETERSISHQIP

Ishte Ëndërr

Dje e dashur më erdhe krejt papritur,
Ndërsa unë flija qetë në shtrat.
Ç’surprizë të bukur më kishe përgatitur,
Ç’surprizë të bukur atë natë!

Kur të dy në shtrat ramë,
U ndjeva vërtetë i përmalluar.
Dy zemra ishin pranë e pranë,
Si asnjëherë më parë të dashuruar.

I zhgënjyer isha, më vinte inat,
Kur më doli gjumi i shtangur mbeta.
Ora tik-takej në mesnatë,
Ishte ëndërr, se ty nuk të gjeta!