>
LETERSISHQIP

Nuk Pata Faj...

Emrin tënd më s'e dëgjoj,
Dhe zërin tënd po ashtu.
S`më bën të ikë, s'më bën të shkoj,
Ku të shkoj, më thuaj, ku?!

Ne nuk u ndamë me të shara,
Veç i thamë sho – shoqit, lamtumirë!
Në shpirtin tonë nuk kish të çara,
Dhe asgjë nuk kishte ngrirë.

Emrin tënd më s’e dëgjoj,
Dhe zërin tënd po ashtu.
S’më bën të ikë, s’më bën të shkoj,
Ku të shkoj, më thuaj, ku?!

Dhe pse ashtu, të mbaj në mëndje,
Të mbaj në shpirt, në shpirt të mbaj.
Ti s'kishe faj për veten tënde,
Por dhe unë, jo, nuk kisha faj.