>
LETERSISHQIP

Më Dritë Të Hënës

Gjer tek unë, për të ardhë’,
Sish e lehtë, s'të linte lumi.
Nëse lumin unë e thajë,
Do vish të më zgjosh nga gjumi?!

Gjer tek unë, nëse do vish,
S'do ta fik zjarrin e zemrës.
Veç më thuaj: - Dil më prit!
Se do vij me dritë të hënës.