>
LETERSISHQIP

Prapë Të Dashuruar

Vjeshta solli ditët me erë e shi
Dhe unë mbushem plot ëndërrime.
Nën ombrellë të strukur ne të dy,
Shfletojmë në mendje gjithë ato kujtime.

Fletët na vallëzojnë nëpër këmbë,
E shiu vazhdon të bjerë si një simfoni.
Copëza kujtimesh sjell ndërmend,
Dhe çuditërisht më duket vetja po ai.

Ecim rrugëve të qytetit krah për krah,
Hedhim hapat te menduar.
Ndjehemi afër njeri-tjetrit sa më s’ka,
Ndërsa flasim për dashurinë e pashuar.

Ishte fillim vjeshte atë ditë,
Kur ne për herë të parë u takuam.
Shumë vjeshta përcollëm e pritëm,
E prapë mbetëm të dashuruar.