U plakëm shumë shpejt grua, Ikën vitet pa e kuptuar as vetë. Ditë të vështira për ty e për mua, Pleqëria nuk qenka e lehtë.
Nuk dalim më si dikur plot gaz, Fundjavave deri pas mesnate vonë.
Tani e shumta e ndjekim njëri-tjetrin pas, Kur lëvizim nga dhoma në dhomë.
Flokët na u bënë të bardha si borë,
Dhe dhimbjet i kanë zënë vendin dashurisë. Na është shtuar dhe nga një bastun në dorë, Ndërsa i shtyjmë ditët nën kthetrat e vetmisë.
Nuk dalim më si dikur plot gaz, Fundjavave deri pas mesnate vonë.
Tani e shumta e ndjekim njëri-tjetrin pas, Kur lëvizim nga dhoma në dhomë.