>
LETERSISHQIP

Më Të Keqen Nuk Dashurohem

S‘kam dhe unë pse të ndryshoj,
Vetëm se shumica zgjodhi një jetë kot.
Urrejtja mbi dashurinë s’ka pse të fitojë!
Pa dashuri jetën se imagjinoj dot.

S’dua jo, të jem ai lloj njeriu,
Që e shet ujin për verë.
E as që lëpin aty ku dje pështyu,
Në parimet e mija jam i prerë.

Mua s’më bëhet aspak vonë,
Që nga të tjerët gjykohem.
Njeriu pa dashuri kot që rron,
Unë me të keqen kurrë s‘dashurohem