>
LETERSISHQIP

Kur Fëmijëve U Vriten Ëndërrat

Kur shpresën nuk e prekim me duar,
E përrallat e gjyshërve zemrën s‘ta ngrohin.
Kur muret e shkollave nga plumbat janë shpuar,
Atëherë botën e ëndrrave të mallkuar e shohin.

Ku kopshtet e lodrave janë bërë varreza,
Varreza të freskëta me gurë mermer.
Dhe rrugët kudo i ke plot me pengesa,
Nga gropat që hapin ca të mjerë.

Kur buzëqeshja e fëmijëve mbytet me lot,
E zemrat u dridhen skaj më skaj.
Ëndrrat e tyre vazhdojnë të vriten edhe sot,
Vriten tek fëmijët e pafaj!