Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Dashurie

Edhe Tri Jetë Ti Kisha

Qëkur pranë teje isha,
Me ty veç qesha.
Edhe tri jetë po të kisha,
Do të të doja siç të desha.

Shumë gjëra ne përjetuam,
Pak gëzime e halle plot.
Të gjitha bashkë i sfiduam,
Edhe dhimbje edhe lot.

Notuam në dete me valë,
Ngado që ne vajtëm.
Dhe veten kurrë s‘e dhamë,
Por tek njëri-tjetri u mbajtëm.

Që kur pranë teje isha,
Me ty veç qesha.
Edhe tri jetë po të kisha,
Do të të doja siç të desha.

- poezi nga Shefik Arifi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet