Tema: Poezi Dashurie
Mos Ik!
Në zëmrën time ti je futur,
Aty rri dhe kurrë mos ik!
Ti je si një lule e bukur,
Që çel nën qerpik.
Mos ik ti e dashur, mos ik,
Mos ik si psherëtimë!
Boshllëk mos më lër në shpirt,
Mos le asnjë grim.
Si një buzëqeshje dua të vish,
Në zëmrën time si lulja e prillit.
S’dua gjë tjetër veçse tek unë të rrish,
Për ti shtuar dritën syrit.
- Poezi nga Shefik Arifi
- U dërgua nga Shefik -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0