>
LETERSISHQIP

Ca Fjalë Shpirti M`i Fsheh

Vjen dhe ikën dhe pse njohje kemi
Ca fjalë shpirti m'i fsheh
Si dy të huaj për njeri-tjetrin jemi
Për derisa në sy nuk më sheh.

Vjen dhe ikën s`e kthen kokën
Përse s'ndalon dhe unë s'e di
Unë jam ai që ngre gjithë botën
Në varg të thjeshtë, në poezi.

Ti vjen dhe ikën dhe kthehesh prapë
Dhe kokën nuk e kthen sërish
Pa ty ky varg më ngjan i thatë
Pa ty ky varg i tillë do ish