>
LETERSISHQIP

Edhe Një Fjalë Tëndja

Ti ecën si dikur, si vajzë çapkëne,
Me atë hapin e shtrirë si det i qetë.
S'e kam ditur, s'e kam ditur ç'ke pas në mëndje,
Por ca gjëra i merrja me mënd vet.

Për njeri - tjetrin qejfmbetje s'kemi patur,
Ndaj s'kemi arsye njeri - tjetrit krahët t'ia kthejmë.
Dhe hiret e tua gjithnjë ti kam dashur,
Dhe vetveten nëpër ecjet do t'a gjejmë.

Por pa ty, s'e lashë, s'e lashë poezinë,
Edhe pse mungesat gjithnjë kanë një të fshehtë.
Se dhe stinët që janë stinë,
S'kanë kuptim pa një të metë.

Sot orët,minutat,kot do t'i humbisja,
Dhe prezenca jote sa do të më vlente.
Një fjalë tënden sa shumë do t'a prisja,
Dhe një fjalë tëndja në sa e sa kujtime do më kthente.