>
LETERSISHQIP

Çmallje

Ke ardhur këtu në vendlindje,
Për pak ditë, për pak orë pushim.
Mos thuaj, mos thuaj kurrë me bindje,
Se sot piva ujë për qejfin tim.

Të çmall dhe një cicërimë zogu sot,
Edhe një gurë që dikur e more pas si kujtim.
S'të çmall kur pi ujë me një gotë,
Të çmall uji në burim.

Ke ardhur këtu në vendlindje,
Për pak ditë, për pak orë pushim.
Mos thuaj, mos thuaj kurrë me bindje,
Se sot piva ujë për qejfin tim.