TEKSTESHQIP

Shekulli I Dreqit
Takimi Ne Varre
Lyrics

I mbyllur ne kater mure
Erresira me zbeh fytyren
I venitur dhe i verbuar
Si ylberi kur e humb ngjyren

Dhe jeta me kaloj shpejt
Lumturine s’e shijova fare
Nje ze tash po me therret
Do te takohemi
Do te takohemi
Do te takohemi ne varre

Tash shiu po me mbulon
As Dielli me nuk me ngroh
Kujtimi s’me len te qete
Ndaj prape une dua te shoh

Me mundon kjo jete e shkrete
Dhe frymen qe marr don t’ma nxjerre
Por ti mos u brengos fare
Do te takohemi
Do te takohemi
Do te takohemi ne varre

Ne varre, ne varre
Atje do t’me takosh
Do te gjesh ndoshta driten shojtur
Ndoshta dhe varrin bosh

Tash shpesh po me del perpara
Portreti jot i ri
I ngjyrosur me te bardha
Por mbrenda eshte i zi.

Tani me asgje ngushellim s’me sjell
Kjo bote eshte enderr
Kjo bote eshte ferr
Vetem vdekja eshte e vertete
Do te vertetohemi
Do te vertetohemi
Do te takohemi ne varre

Ne varre, ne varre
Atje do t’me takosh
Do te gjesh ndoshta driten shojtur
Ndoshta dhe varrin bosh

DËRGOI: