TEKSTESHQIP

Shekulli I Dreqit
Të Vetmet Janë Dhimbjet
Lyrics

Ri i qete krejtësisht jam heshtur
zemren e kam plotë për te urrejtur
mallkoj djall e mallkoj engjell
pse po ndahemi asnjëherë s`jemi pyetur.

E vendos fytyren mbi gjunj
dhe asnjë fjale prej goje s`leshoj
duke pritur një gezim qe s`vjen me kurrë
le t`jetojne te tjerët ne duke vuajtur.

Kërkojë ndihmë dhe kerkoj prehje
dhe me shumë e fajsoj veten
i lodhur dhe i sëmurë mbaj një shprese
ëndërr për te nesërmen.

Ndjej se shpenzoj kohën kotë
me drite kandili ne terr
zemra është mbush plotë përplotë
te vetmet janë dhimbjet dhimbjet qe ndjej

Dhe prap......

Rime te qete dhe rime te heshtur
me hidherim dhe dhimbje ne shpirt
nga jeta qe na ka trazuar
dhe asnjëherë me shprese për rregullim.

Kërkojë ndihmë dhe kerkoj prehje
dhe me shumë e fajsoj veten
i lodhur dhe i sëmurë mbaj një shprese
ëndërr për te nesërmen.

Ndjej se shpenzoj kohën kotë
me drite kandili ne terr
zemra është mbush plotë përplotë
te vetmet janë dhimbjet dhimbjet qe ndjej.

Dhe prap.....

Një e egert e perhershme
kthehet prap ne shpirtin tim.