>
LETERSISHQIP

Në Sy Pranvere

(Vargje për heroin Ajet Rrukiqi
i rënë me 30.04.1999 në Fortesë të Drenasit.)

Në fëmijëri Ajeti kishte mësuar
Si luftohet për liri e flamur,
Edhe kur rritej, kur u bë burrë
Atdhetarizmit nuk ju nda kurrë.

Dhe erdhi dita siç e priste
Tokës dardane namin t’ia rriste,
Me shpirt e zemër plot Shqipëri
Flakë zjarri villte pushka e tij.

Falë gjakut tuaj sot zë Fortese
Buqet hareshëm në çdo ditë feste,
Zogjët këdojnë për ju, për ne
E n'sy pranvere thurin fole.