>
LETERSISHQIP

Në Festë Virtuale

Kah mesi i ditës
Llap - topi cingërroi,
Lentin për bisedë
Mësuesja e ftoi.

Tha të bëhësh gati
N’faqe vitruale,
Se sot do këndojmë
Këngë për ABETARE.

Kur e filluan festën
Shokë e shoqe klase,
Në ritëm muzike
Vajzat hidhnin valle.

Disa recitonin
Vargje poezie,
Unë në sy të Lentit
Shihja veten time.

04.05.2020
Këto vargje ju kushtohen nxënësve të klasës së parë, që për shkak të pandemisë, festën e Abetares e kremtojnë në distancë.